Qendërmbrojtësi francez i Sevillas, Joles Kounde, shënoi gol të jashtëzakonshëm mbrëmjen e kaluar ndaj Barcelonës, transmeton VAR Kosova.
22 vjeçari francez ishte instrumental në fitoren e Sevillas ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, të cilën Sevilla e fitoi me rezultat 2-0.
Pasi pranoi topin në mesfushë, Kounde kaloi tre lojtarë, duke turpëruar Samuel Umtitin para se ta mposhte Marc Ander Ter Stegen.
Kounde ishte lidhur me një kalim në Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërkohë në verën e kaluar Manchester City kishte ofruar 60 milionë euro për shërbimet e tij./VAR Kosova/