Një tranzicion historik në lojën e futbollit mund të ndodhë në qoftë se ekipi i League One vendos që të bëjë një lëvizje për menaxheren e talentuar të lindur.
Hayes ka menaxhuar një numër të madh të ekipeve të femrave ndër vite, përfshirë këtu kohë në Long Island Lady Riders, Arsenal, Chigaco Red Stars dhe Chelsea.
Ekipi i femrave tek Chelsea është në një serie prej 33 humbjesh në Super Ligë.
AFC Wimbledon, klub që garon në League One në Angli është duke shqyrtuar seriozisht që ta angazhoj Hayes.
Ata së fundi shkarkuan trajnerin Glyn Hodges, pas humbjes 2-0 ndaj MK Dons të shtunën e kaluar.Hayes ka shprehur më moti dëshirën për të udhëhequr një ekip në futbollin e meshkujve dhe kjo si duket është shansa reale që kjo gjë të ndodhë në realitet.