Liverpool arriti të siguronte shërbimet e mbrojtësit 25 vjeçar anglez në ditën e fundit të afatit kalimtar, transmeton Var Kosova.

Jurgen Klopp shpenzoi 2 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit të Prestonit.

“The Reds” janë në krizë të madhe të lëndimeve, sidomos në repartin defanzive ku mungojnë Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez.

Por Davies nuk kishte qenë gjithmonë dashamirë i Liverpoolit.

Në tweetat që tashmë janë fshirë, transferi i ri i Liverpoolit shprehej se “Askush nuk i do Scousers. As ata nuk e duan vetën”.

Kujtojmë që Scousers është termi për personat të cilët janë nga qyteti i Liverpoolit./VAR KOSOVA/