Xabi Alonso do të jetë trajner i ri i Borussia Monchengladbach. Marrëveshja është arrritur dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka raportuar se Alonso do të marrë vendin e Marco Rose, i cili do të largohet në fund të sezonit për të marrë drejtimin e Borussia Dortmundit.

“Xabi Alonso do të jetë trajner i ri i Borussia Monchengladbach, marrëveshja është arritur – ai do t’i bashkohet klubit në qershor”, shkruan Romano në rrjetin e tij social Twitter.

Alonso karrierë si trajner e ka nisur me Real Madridin në grupmoshat e reja, ndërsa këtë sezon është duke e udhëhequr Real Sociedad B në rangun e dytë të fubollit spanjoll.

Ish mesfushori spanjoll i njohur ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm që një futbollist mund t’i fitojë gjatë karrierës së tij me Real Sociedad, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, po ashtu dhe me Kombëtaren e Spanjës ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.