Është arrestuar ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, bashkë me shefin ekzekutiv të klubit, Oscar Grau dhe shefin për çështje ligjore, Roman Gomez Ponti, në lidhje me skandalin “Barcagate”.
Bartomeu, i cili dha dorëheqje ngas posti i shefit të Barçës muaj më parë, u arrestua në shtëpinë e vet, sipas mediave spanjolle.
Policia e Katalonjës, Mossos d’Esquadra, i ka bastisur zyrat e klubit të Barcelonës mëngjesin e sotëm në lidhje me këtë skandal.
Vitin e kaluar, u raportua se klubi i kishte paguar disa kompani private për t’i kritikuar dhe njollosur në rrjetet sociale kundërshtarët e Bartomeut, përfshirë lojtarë dhe trajnerë nga e kaluara dhe e tashmja.
Tani, përmes një komunikatë zyrtare, Policia ka konfirmuar arrestimet dhe bastisjet e përfunduara në klubin e Barcelonës.
“Operacioni i Qendrës së Krimeve Ekonomike i cili është e lidhur me Barcelonën. Disa hyrje dhe bastisje janë duke ndodhur”, u tha në komunikatën e Policisë.