Derbi i Anamoravës shkon sërish për Dritën. Skuadra e Ardian Nuhiut triumfoi me shifrat 2-0 përballë Gjilanit në sfidën e vlefshme për javën e 24-t të Superligës së Kosovës, duke zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë.
Drita regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat duke ruajtur kryesimin tashmë në kuotën e 53 pikëve, 2 më shumë se Ballkani i vendit të dytë. Namani dhe Limani ishin autorët e golave për Dritën në këtë derbi, ndërkohë që Gjilani nuk kishte forcë për të reaguar.
Bëri detyrën në javën e 24-t edhe Ballkani i Bledi Shkëmbit që triumfoi me goleadë në transfertën ndaj Arbërisë me shifrat 2-6. Edhe në këtë duel spikati i përhershmi Mirlind Daku që realizoi tri herë duke u ngjitur në kuotën e 25 golave sezonalë teksa kryeson bindshëm listën e golashënuesve.