Klubi i madh portugez, Porto, ka shkaktuar befasinë e parë të sezonit së Ligës së Kampionëve duke e eliminuar Juventusin në stadiumin e tyre. Kampioni në fuqi italian mposhti Porton me rezultatin 3-2, por ishin portugezët që kaluan tutje me rezultatin e përgjithshëm 4-4, falë dy golave si mysafirë.
Mesfushori serb i Porto, Marko Grujic, është kapur nga kamerat televizive në një moment duke tentuar për të mashtruar gjyqtarët e ndeshjes për akorduar goditje të lirë në të mirë të skuadrës së tij.
Grujic gjatë shtrirjes në tokë ai vendosi dy duart në fytyrë dhe për një sekond largoi njërën për të shikuar veprimin e gjyqtarit kryesor Bjorn Kuipers, i cili nuk ra në grackën e serbit.
Ky veprim i tij është bërë viral në rrjetet sociale, pasi të njëjtin veprim vite më parë e kishte bërë mesfushori spanjoll i Barcelonës, Sergio Busquets.
Busquets në vitin 2011 në ndeshjen ndaj Interit të Jose Mourinhos kishte bërë një veprim të tillë.
Grujic më parë ka veshur edhe fanellën e klubit të madh anglez, Liverpool, por pa lënë gjurmë pasi nuk arriti të bënte vend në skuadrën e Jurgen Kloppit. /VAR Kosova/