Kombëtarja e Spanjës do të jetë nikoqire e Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e fundit të muajit mars për ciklin kualifikues të kupës së botës “Katar 2022”.
Stadiumi në Sevillë do të jetë vendtakimi i dy ekipeve të Grupit B.
Tashmë janë zyrtarizuar edhe gjyqtarët që do ta thonë fjalën kryesore në stadiumin “La Cartuja”.
Danezi Jakob Kehlet do të jetë gjyqtar kryesor në këtë përballje, derisa ndihmësit e tij janë Lars Hummelsgaard dhe Heine Sorensen.
Ndërkaq, gjyqtar i katërt do të jetë Jens Maae.
Spanja dhe Kosova do të përballen për herë të parë të mërkurën e 31 marsit.