Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte (e mërkurë) zhvillon ndeshjen ndaj Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Për “Dardanët” kjo do jetë ndeshja e dytë e këtij cikli kualifikues, kurse e treta për spanjollët.
Kosova hyn në këtë ndeshjet pas humbjes nga Suedia, kurse Spanja pas barazimit me Greqinë dhe fitores ndaj Gjeorgjisë.
Kosova edhe sonte do të përballet me mungesa. Shkaku i suspendimit mungon Bernard Berisha, teksa në dyshim është Valon Berisha, i cili nuk ishte paraqitur në ndeshjen e fundit (ndaj Suedisë) shkaku i një lëndimi.
Ndryshe, ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet sonte nga ora 20:45 në “La Cartuja” të Sevillës.