Përfaqësuesja e Kosovës doli sot me një njoftim të papritur dhe njoftoi se portieri i Willem II Tiburg në Holandë, i thirrur nga trajneri Challandes për tre ndeshjet e ardhshme është përjashtuar nga grumbullimi për arsye disiplinore.
Pas kësaj mediet në Kosovë nisën hulumtimet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe ishte Indeksonline, që raportoi se ka pasur një sherr mes gardianit në pronësi të Manchester Cityt dhe sulmuesit të Basel, Edon Zhegrova.
Natyrisht lajmi ka shkuar në veshët në Zhegrovës dhe ky i fundit e ka përgënjeshtruar menjëherë lajmin dhe shprehet se do hapë proces gjyqësor ndaj medies në fjalë. Kosova luan nesër kundër Lituaninë një miqësore, kurse më pas përballet me Suedinë (28 mars) dhe Spanjën (31 mars) për kualifikueset e Botërorit 2022.
POSTIMI – Të nderuar vëllezër e motra, ju informoj se Gazeta Indeksonline po cënon imazhin tim dhe po bën shpifje ndaj meje dhe mundohet të ul ëkarakterin tim në çdo shkrim të saj.
Kjo është hera e dytë që Indeksonline e bën këtë shpifje ndaj meje. Publik i dashur, shkrimi ndaj meje se gjëja jam rrahur me shokun tim, Aro Muric, është i nivelit më të ulët dhe nënçmues ndaj meje, vendit tim, miqve, shokëve e familjes.
Aro Muric është shoku im dhe kam pasur fatin të ndaj çdo moment me të dhe dhomën e kemi ndarë së bashku dhe i kam qëndruar afër çdo moment dhe kjo është e vërteta.
Gazeta e shpifjes dhe e konsideroj anti-kombëtare e sidomos ndaj meje, do të ballafaqohet me drejtësi në gjykatë. Njerëzit e papërgjegjshëm do ta marrin dënimin e merituar sepse jemi lodhur nga këta matrapazë të paskrupullt, që shkelin mbi djemtë e përfaqësueses së Kosovës.
Por ne jemi më të fortë se kurrë dhe jemi para ndeshjeve vendimtare kualifikuese për vendin tonë të shenjtë, Kosovën. Ju dua, Edon Zhegrova! /abcnews.al