Lazio ka marrë pikët e plota në udhëtim te Udinese, në kuadër të javës së 28-të në Serie A, në këtë fitore titullar ishte Vedat Muriqi.

Kryeqytetasit fituan tri pikë falë golit të realizuar nga Adam Marusic në minutën e 37-të pas asistimit të mesfushorit serb, Milinkoviq-Saviq.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ishte në fushë nga fillimi, por u zëvendësua në minutën e 66-të.

Për gjatë këtyre minutave, Muriqi nga “Whoscored.com” është vlerësuar me notën 6.3.

Ndërsa, portieri shqiptar Thomas Strakosha edhe në këtë ndeshje ishte vetëm rezervist.

Lazio me këto pikë të fituara zë vendin e shtatë me 49 pikë, kurse Udinese shkon në kuotën e 33 pikëve në pozitën e 12-të.