Manchester United ka eliminuar Milanin për t’u kualifikuar në çerekfinale të Europa League.
“Djajtë e Kuq”, pasi barazuan në “Old Trafford” 1-1, arritën të triumfojnë 1-0 në shtëpinë e Kuqezinjve, në ‘San Siro’.
Golin e vetëm dhe të kualifikimit për Unitedin e shënoi Paul Pogba në minutën e 49’, pas vetëm katër minutave në fushë.
Stefano Pioli e inkuadroi më pas edhe Zlatan Ibrahimovicin, por ishte e pamundur të gjenin golin që do të dërgonte këtë sfidë në vazhdime, duke përfunduar këtu aventura e Milanit në Europa Legaue.
Shorti për ndeshjet çerekfinale të Europa League do të hidhet të premten, nga ora 13:00.