Juventus' Spanish forward Alvaro Morata (C) challenges Roma's Italian defender Leonardo Spinazzola (L) and Roma's Albanian defender Marash Kumbulla during the Italian Serie A football match Roma vs Juventus on September 27, 2020 at the Olympic stadium in Rome. (Photo by Tiziana FABI / AFP) (Photo by TIZIANA FABI/AFP via Getty Images)

Observatori i futbollit, “CIES” ka publikuar të mërkurën një raport javor me listën e futbollistëve të rinj më premtues, të cilët janë pjesë e kampionateve të ndryshme në botë dhe që i përkasin vitlindjes 2000.

Kjo listë është bazuar në minutat që futbollistët kanë luajtur në kampionat me klubet e tyre dhe në nivelin e ekipeve ku janë regjistruar lojtarët, që prej 1 janarit 2020.

Në këtë listë renditet edhe mbrojtësi i talentuar i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Marash Kumbulla. Talenti “kuqezi”, i cili u transferua tek ekipi i Romës në shtator ka bërë mjaft mirë me ekipin kryeqytetas, duke marrë edhe këtë vlerësim nga observatori i futbollit.

Në këtë listë, Marash Kumbulla, renditet përkrah emrave të tillë si Sancho e Haaland, futbollistë të Dortmundit, Vinicius Junior i Real Madridit, Tonali i Milanit etj, të cilët po bëjnë shumë mirë me ekipet e tyre.

Vlerësimi që i bëhet lojtarit “kuqezi” është një lajm i mirë, jo vetëm për vetë futbollistin, por edhe për Kombëtaren Shqiptare.

Observatori i futbollit “CIES” është një grup kërkimor brenda Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, një qendër studimi e pavarur, me seli në Zvicër, e specializuar në analizën statistikore të futbollit dhe është krijuar më 2005 nga dr. Raffaele Poli dhe dr. Loïc Raveneli.