Kosova do ta zhvillojë duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, derisa do të luaj në udhëtim te Spanja.

Për këtë takim “Dardanët” do të jenë të veshur me fanellat e dyta, të cilat janë më ngjyrë të bardhë.

Kjo do të jetë hera e parë që Kosova do të luaj me këto fanella, pasi që në dy takimet e kaluara ndaj Lituanisë dhe Suedisë ishin paraqitur me fanella ngjyrë blu dhe ngjyrë të zezë.

Dizajni i ri i fanellave ka bërë kurioz gjithë opinionin sportiv për t’i parë ato teksa prezantohen nga futbollistët në fushën e lojës.

Dueli ndërmjet Spanjës dhe Kosovës zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla dhe fillon nga ora 20:45.