Interi morri një fitore shumë të rëndësishme për ecurinë e kampionatit, pasi mposhti Parmën në udhëtim me rezultat të ngushtë 1:2.
Dy golat për “Neurazzurrët” u shënuan nga sulmuesi kilian, Alexis Sanchez që në dy rastet u shërbey nga belgu, Romelu Lukaku.
Në këtë përballje kishte përformancë të mirë edhe anësori, Achraf Hakimi që u vlerësua lartë.
Se kjo fitore ishte e rëndësishme u pa edhe në minutën e 94-të, kur trajneri i Interit, Antonio Conte gjatë një momenti e përgëzoi Hakimin në një mënyrë jo të zakonshme.
“Zikaltrit” me këtë fitore e kanë ngritur në gjashtë pikë diferencën me Milanin e vendit të dytë.