Ylli egjiptian, Mohamed Salah, është vazhdimisht në qendër të kritikave këtë sezon për shkak të simulimeve të shpeshta që ka bërë, në tentim për të fituar penallti apo gjuajtje të lirë në të mirë të Liverpoolit.
Sulmuesi i Liverpoolit, mbrëmë bëri një tjetër simulim gjatë ndeshjes me Wolverhamtpon, të cilën skuadra kampione e fitoi me rezultat minimal 0:1.
Gjatë një dueli me qendër mbrojtësin e vendësve, Willy Boly, Salah rrëzohet në tokë pa pasur ndonjë kontakt të fortë më mbrojtësin e Wolves.
Ky veprim e tij ka ngjallur reagime të shumtë në rrjetet sociale, duke i zemëruar tifozët.
Me këtë fitore Liverpooli mban gjallë shpresat për një vend që siguron në Ligën e Kampionëve, pasi renditet në vendin e pestë me 46 pikë, pesë më pak se sa Chelsea që renditet në të katërtin.