
Ditëve të fundit në mediet suedeze janë shtuar zërat që legjenda e futbollit të tyre, Zlatan Ibrahimovic mund të rikthehet në Kombëtaren e Suedisë.
Ibrahimovic duket se e ka vendosur të kthehet pas pesë viteve dhe në rast të kthimit atëherë mund të përballet me Përfaqësuesen e Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Qatar2022”,.
Ky lajm ka shqetësuar edhe mediet serbe të cilat kanë raportuar për ardhjen e Ibrës në Prishtinë.
Mediat serbe kanë shkruar për një një ardhje të mundshme të Ibrahimoviqit në “Fadil Vokrri” për t’u përballur me Përfaqësuesen e Kosovës, veçse ata përdorin një titull skandaloz.
“Ibrahimoviç shkon në Prishtinë për të luajtur kundër të ashtuquajturës Kosovë”, shkruan portali serb “Telegraf.rs”.
Përfaqësuesja e Kosovës do të ndeshet fillimisht me Lituaninë, ndërsa në kualifikimet për Botëror do të përballet në Prishtinë me Suedinë më 28 mars, ndërsa tri ditë më vonë udhëton për t’u përballur me Spanjën.





























