Kombëtarja e Kosovës ka pësuar disfatë nga Suedia në takimin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, me rezultatin e thellë 0-3.
“Dardanët” nisën takimin me disa mungesa të rëndësishëm, që ndikuan shumë në lojë, me suedezët që dominuan gjatë gjithë takimit.
Pas një dalje të gabuar të portierit Samir Ujkani, ishte Zlatan Ibrahimovic ai i cili përfitoi, duke asistuar për Ludwig Augustinsson, i cili shënoi në portën e zbrazur në minutën e 12-të të takimit.
Suedia shënoi golin e dytë me anë të Alexander Issak, i cili me një goditje të fortë nga afërsia mposhti me lehtësi Samir Ujkanin.
Mysafirët shënuan edhe golin e tretë në minutën e 68-të të takimit.
Ishte Larsson ai i cili shënoi nga pika e bardhë, pasi më parë Milot Rashica kishte prekur topin me dorë në zonën e rrezikshme.
Dy minuta nga fundi i takimit, Bernard Berisha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke humbur kështu takimin ndaj Spanjës që zhvillohet tri ditë më vonë.
Me këtë humbje Kosova e nis këtë cikël dhe renditet në pozitën e fundit të grupit B.