Interi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Torinos, duke fituar me rezultat 1:2.
Pjesa e parë nuk ishte edhe aq interesante pasi nuk prodhoi shumë raste shënimi, ashtu që rrjetat mbetët të paprekura.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 62-të me golin e Romelu Lukaku të shënuar nga pika e bardhë.
Nuk zgjati shumë dhe vendasit i barazuan shifrat me golin e realizuar nga Antonio Sanabria (70’), i cili reagoi më së miri në zonë pas një harkimi nga këndi.
Dhe për rikthimin e epërsisë së Nerazzurrëve u kujdes Lautaro Martinez, i cili shfrytëzoi një harkim nga Alexis Sanchez duke e lënë të pashpresë portierin Salvatore Sirigu (85’).
Në këtë ndeshje nga minuta e parë për Torinon ishte mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili zhvilloi një ndeshje solide ndaj liderit të Serie A.
Interi me këtë fitore renditet në vendin e parë me 63 pikë, shtatë më shumë se Milani që renditet në të dytinë.
Ndërsa, Torino me këtë humbje rrezikon mbijetesën pasi renditet në vendin e 18 me 21 pikë.
Milani sonte sonte do ta zhvillojë derbin me Napolin me fillim të orës 20:30.