Ka filluar derbi mes “Galaktikëve” dhe “Bluve” të Londrës në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Kjo është ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Real Madridit e Chelseat, ku gjiganti spanjoll është vendas në këtë derbi.

Të dy skuadrat do të kërkojnë me ngulm fitoren, që ta kenë më të lehtë në ndeshjen e kthimit, në rrugëtimin drejt finales së madhe të sezonit 2020/21, në stadiumin “Olympic Ataturk” të Stambollit