Skuadra e Evertonit po përgatit ofertën për qendërmbrojtësin e Juventusit, turkun Merih Demiral.
Sajti italian “Calciomercato” ka shkruar të mërkurën se Evertoni po synon ta bind Juventujsin në lirimin e Demiralit pas përfundimit të këtij sezoni. Demiral pëlqehet nga trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti që e sheh turkun si përforcim të duhur për mbrojtjen.
Për kartonin e Demiralit, ekipi anglez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro. Demiral 23-vjeçar këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani ka regjistruar 23 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Juven deri në vitin 2024 kurse në Torino u transferua në vitin 2019 nga sassuolo për 18 milionë euro.