Liverpooli nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim 0-0 ndaj Real Madridin në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, duke u eliminuar nga gara, raporton VAR Kosova.
Në fillim të pjesës së parë, Karim Benzema ishte me fat që doli pa një lëndim nga një ndërhyrje e ashpër e James Milner në kyçin e këmbës.

Për befasinë e të gjithëve, gjyqtari nuk e ndëshkoi Milner por pak minuta më vonë, ishte mesfushori brazilian, Casemiro, ai i cili mori hak duke ia kthyer ndërhyrjen e ashpër Milnerit, e cila pastaj provokoi një sherr mes tij dhe Robertson.




























