Real Madrid ka bërë goditjen e parë në afatin kalimtar të verës.

Zinedine Zidane ka përforcuar repartin e mbrojtjes duke nënshkruar me mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i The Guardian, i cili ka bërë të ditur që tashmë është arritur marrëveshja mes klubit dhe lojtarit.

28 vjeçari austriak është në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich, klub në të cilin ka luajtur që nga viti 2009.