Nga ora 21:30 do të filloi finalja e Kupës së Mbretit ndërmjet Atletico Bilbaos dhe Barcelonës. Në ekipin e Barcelonës do të kthehet Gerard Pique, po ashtu në lojë do të jetë edhe Antoine Griezmann. Për shkak të lëndimeve do të mungojnë Ansu Fati, Philippe Coutinho dhe portiere Neto.

Formacioni startues i Barcelonës: Marc-Andre ter Stegen, Sergino Dest, Oscar Mingueza, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba, Pedri, Sergi Busquets, Frenkie de Jong, Lionel Messi and Antoine Griezmann.

Formacioni startues i Athleticos: Simon, De Marcos, Yeray, Martinez, Balenziaga, Berenguer, Dani Garcia, Unai Lopez, Muniain, Inaki Williams, Raul Garcia.