Është duke u zhvilluar takimi i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Manchester Cityt.
Skuadra e Mauricio Pochettinos synon rezultat të mirë në takimin e parë për të hedhur hapin e parë drejt finales së dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Marquinhos ka shënuar golin e parë të takimit në minutën e 15-të. Mbrojtësi brazilian shënoi me kokë pas harkimit të Di Marias nga goditja e këndit.
Manchester City ka barazuar rezultatin në minutën e 65-të pas një gafe të portierit të PSG, Keylor Navas.