Pas Chelsea vs Manchester City, sot do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë ndërmjet Leicester City dhe Southampton. Presioni është tek Leicester pasi ata shpresojnë të arrijnë në finalen e Kupës FA për herë të parë që nga viti 1969. Kolektivisht ekipi duhet të kthehet në rrugën e duhur pas humbjes së javës së kaluar në Premier League ndaj West Ham; dhe individë të tillë si James Maddison dhe Ayoze Pérez, të cilët u përjashtuan për atë ndeshje pasi shkelën udhëzimet në lidhje me Covid.

Megjithatë, të paktën Leicester po lufton për t’u kualifikuar edhe në ligën e kampionëve; Kupa e FA është e vetmja shpresë për Southampton që të shpëtoj një sezon dëshpërues.

Karakteristikë tjetër e kësaj ndeshje është që autoritetet vendore kanë lejuar që në stadium të jenë të pranishëm 4000 shikues.