Ish-futbollisti holandez, Rafael van der Vaart, ka ofenduar rëndë lojtarin e Chelseat, Timo Werner.
Werner u transferua në ‘Stamford Bridge’ gjatë verës së kaluar, megjithatë nuk ka arritur akoma ta dëshmoj veten.
25 vjeçari deri me tani ka shënuar vetëm pesë gola në 29 ndeshje.
Në lidhje me këtë ka folur Van der Vaart, duke thënë se ai është si një kalë i verbër.
“Unë gjithmonë do të luaja me Ziyechin. Ai është më i miri. Timo Wernder është shumë i shpejtë, por vetëm e ulë kokën dhe vrapon vërdallë. Ai është me të vërtetë si një kalë i verbër”, ka thënë Van nder Vaart.




























