Leipzig pas 120 minutave siguron biletën për në finalen e madhe të Kupës së Gjermanisë.
Ndeshja mes Werder Bremenit dhe Leipzig, përfundoi baras (0:0) në kohën e rregullt.
Pas vazhdimeve Leipzig ngadhënjeu me rezultat 2:1.
Në minutën e 93-të, Hee-Chan Hwang kaloi në epërsi (0:1) Leipzig.
Leonardo Bittencourt barazon rezultatin në minutën e 105-të.
Kur pritej se takimi do të shkonte në penallti, Leipzig-u shënon në minutën e 120+1 përmes Emil Forsberg.
Duhet theksuar se Werderi u paraqit pa reprezentuesin e Kosovës, Milot Rashica.
Leipzig e pret në finale fituesin e ballafaqimit Dortmund – Holstein Kiel.