NEZIRI Behar FCB 8 COPADO Lucas FCB 9 2019/20 BL1 U17, U 17 FC Bayern München vs TSG Hoffenheim München *** NEZIRI Behar FCB 8 COPADO Lucas FCB 9 2019 20 BL1 U17 FC Bayern München vs TSG Hoffenheim München Copyright: xGermann/xEibner-Pressefotox EPtgn

Bayern Munchen është shtëpia e disa prej talenteve me origjinë shqiptarë dhe bëhet një vitrinë e madhe për t’i ngjitur ata në arenën e madhe të futbollit europian.

Në akademinë e gjigantëve të Gjermanisë luan Behar Neziri. 18-vjeçari aktivizohet në qendër të mesfushës dhe është pjesë e Bayern U19.

Ditën e sotme bavarezët njoftuan shtyrjen e kontratës së tij deri në verën e vitit 2023, duke konfirmuar besimin te talenti me pasaportë gjermane dhe kosovare. Njëherazi me të firmosën edhe tre talente të tjerë: Gabriel Marusic, Grant-Leon Mamedova dhe Gabriel Vidovic.

Neziri është emër i njohur për përfaqësueset e moshave të Shqipërisë dhe Kosovës. Në të shkuarën ai është grumbulluar nga Shqipëria U16 dhe Kosova U17.