Neymar rishfaqet në planet e Barcelonës dhe e bën atë në mënyrë të qartë dhe konkrete. Mediet spanjolle sot na kanë zgjuar me lajmin se kanë nisur tratativat për transferimin e brazilianit në Camp Nou.

RAC 1 bën me dije se kanë nisur bisedimet e para mes drejtuesve të Barcelonës dhe atyre të PSG, megjithëse përgjigja e parë e parizienëve ka qenë negative. Por në këtë rast e gjithë situata është në dorë të Neymar.

Kontrata e tij përfundon në verën e vitit 2022 dhe në rast se ai nuk rinovon gjatë këtyre dy muajve, parizienët do duhet ta shesin. Dihet botërisht se Neymar kërkon rikthimin te Barcelona dhe Joan Laporta ka mundësinë e artë për ta sjellë brazilianin për një shifër të arsyeshme.