Besar Halimi së bashku më shokët e tij, nuk do të lëvizin nga shtëpia deri më 18 prill.
Kjo pasi Sandhausen ka vendosur të hyjë në karantinë për 14 ditë, pas disa rasteve pozitive me koronavirus.
“Sigurisht, shëndeti i lojtarëve ka përparësinë kryesore. Në këtë drejtim, ne jemi të lumtur që kemi mundur të marrim masat e duhura përmes zbulimit të hershëm, për shkak të testimit të rregullt si pjesë e konceptit të higjienës” deklaroi menaxheri Volker Piegsa,
Ekipi gjerman nuk ka dhënë emra për futbollistët e prekur, por ka kërkuar nga Federata e Gjermanisë që të anulojë të gjitha ndeshjet që janë paraparë të zhvillohen gjatë këtyre dy javëve.