Mesfushori i Liverpoolit, me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, ka reaguar në lidhje me krijimin e Superligës Europiane, duke thënë se ai dhe lojtarët e Liverpool, nuk duan që kjo ligë të ndodhë.

Dy ditë më parë u njoftua zyrtarisht se 12 klube europiane, do të formojnë Superligën Europiane.

Në këtë ligë bënte pjesë edhe Liverpool, ku vendimi i klubit ishte kundërshtuar nga tifozët dhe në fund nga lojtarët.

Së pari ishte kapiteni i ekipit Jodan Handerson, i cili kundërshtoi zyrtarisht formimin e kësaj lige.

Tash së fundi ka reaguar edhe Xherdan Shaqiri, duke shpërndarë mesazhin e njëjtë që e ka shpërndarë kapiteni i Liverpoolit.

“Nuk na pëlqen dhe nuk duam të ndodhë. Ky është vendimi ynë i përbashkët. Qëndrimi ynë i përbashkët për këtë klub dhe këta tifozë është i pakushtëzuar”, thuhet në këtë qëndrim të përbashkët.

Nga PremierLiga, Manchester City është ekipi i parë që është tërhequr nga kjo ligë.

Më poshtë reagimi i Shaqirit.