Ditë më parë, agjenti dhe babai i Erling Haaland u taku me drejtuesit e Barcelonës, ku u fol për të ardhmen e sulmuesit norvegjez, transmeton VAR Kosova.
Teksa Erling Haaland është i hapur për një kalim në Spanjë, pandemia e Covid 19 ka ndikuar që Barcelona dhe Real Madrid të goditen financiarisht, duke mos pasur fondet e nevojshme për blerjen e yllit të Dortmundit.
Sipas asaj çfarë raporton SPORT, plani B i Barcelonës për nënshkrimin me Haaland është që të pritet deri në verën e vitit 2022, kur do të aktivizohet klauzola në vlerë prej 75 milionë euro, shumë kjo që është e përballueshme për Barçën.
Se a do të pres Haaland edhe një vit për Barcelonën nuk dihet ende, por ky duket opisioni i preferuar i Barcelonës.