Sonte luhen ndeshjet e fundit në La Liga. Mundësitë për të fituar titullin kanë dy skuadrat nga kryeqyteti, Atletiko dhe Real Madrid.

Aktualisht Atletiko është në vendin e parë dhe ka 83 pikë dhe fitorja sonte ndaj Real Valladolid do ta bënte automatikisht kampion, pavarësisht rezultateve tjera. Kjo ndeshje do të jetë mjaft interesante sepse një humbje e mysafirëve po ashtu nënkupton largim automatik nga liga.

Në anën tjetër, Real Madrid me 81 pikë i duhet një fitore nda Villareal, si dhe Atletiko të humbas ose të luaj baraz me Valladolid. Një fitore e Realit dhe një barazim potencial i Atletikos, do të bënte Realin kampion pasi që në ndeshjet e drejtpërdrejta Mbretërit kanë rezultat më të mirë (një fitore dhe një barazim).