Në janar ishte 13 pikë largë Atletikos, por një fitore sonte do të dërgonte Barçën në krye të tabelës për herë të parë këtë sezonë.

Real Madrid, që renditet i dyti me numër të njëtë të ekipeve, luan të dielën me Sevillën e vendit të katërt.

Ekipi i Zinedine Zidane ka përparësinë e ndeshjeve të drejtëpërdrejta si ndaj Barçës po ashtu edhe ndaj Atletikos.  

‘Nuk mund të imagjinonim që do të ishim këtu ku jemi tani’, tha menaxheri i Barçës Ronald Koeman, i cili do të mungoj në fushë për shkak të dënimit për gjuhën fyes të përdorur ndaj një zyrtari të ndeshjes.

Katalanasit e kanë kthyer veten në garë për titull pasi që kanë shënuar 16 fitore nga 19 ndeshjet këtë vit duke qëndruar vetëm dy pikë largë Atletikos kur kanë mbetur edhe katër ndeshje.  

“Nuk e di nëse rezultati i kësaj ndeshje do të jetë vendimtar, por do të jetë i rëndësishëm,” tha Koeman.

“Ne jemi duke luftuar me dy ekipe tjera për titullin e ligës. Para disa muajve nuk mund të imagjinonim që do të ishim këtu ku jemi tash. Për të qenë kampion, ne duhet të fitojmë secilën ndeshje”.

Atletico vie në Barcelonë në një formë ndryshe me tri fitore nga gjashtë ndeshje.  

Diego Simeone, që akoma është duke pritur që të shënoi fitoren e parë në Nou Camp si trajner, thotë që nuk ka ndonjë plan të veçantë për ndeshjen.   “Ne jemi duke luajtur me një ide të qartë këtë sezonë”, tha Simeone. “Ne nuk ndryshojhmë shumë. Ne do të përpiqemi që të përdorim pikët e fota që i kemi pasur deri më tani.