Për herë të parë, ekipi i femrave të Barcelonës ka fituar Ligën e Kampionëve. Ky është po ashtu trofeu i parë i këtij lloji që fitohet nga një ekip spanjoll.
Barcelona në finale u takua me Chelsea. Të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë, përfshirë edhe një autogol që u shënua qysh në minutin e parë.




























