Disa ish futbollist kanë nisur një peticion parlamentar që bën thirrje për një rregullator të pavarur në futbollin anglez.

Gary Neville, Jamie Carragher, Rio Ferdinand dhe Gary Lineker janë në mesin e 23 ish lojtarëve dhe gazetarëve që kanë drejtuar një letër të hapur tek tifozët.

Ata thonë që përpjekja e prillit për shkëputje e Super Ligës Evropiane tregon që ka nevojë për një reformë në mënyrën e qeverisjes së futbollit.

Peticioni është nënshkruar më shumë se 20,000 njerëz në orën e parë të publikimit.

Për t’u konsideruar për debat parlamentar, kërkohen 100,000 nënshkrime.

“Si tifozë të futbollit, ne jemi të shokuar nga përpjekja për të krijuar Super Ligën Evropiane”, thuhet në letër, e cila po ashtu është nënshkruar nga Jamie Redknapp dhe Micah Richards.

“Kjo ka qenë kërcënim direkt për integritetin e lojës; duke shkatërruar konceptin e meritës në sport dhe të garës së hapur”.

“Përkrahësit janë bërë bashkë me një zë për të kundërshtuar grabitjen cinike të pushtetit nga një grup pronarësh të pasur. Protestat energjike u ndëgjuan dhe ndarja u ndalua”.   

“Ne tani duhet të sigurohemi që kjo nuk do të ndodhë më kurrë. Pa një ndërhyrje të lehtë dhe të drejtpërdrejtë, kthimi i Superligës Evropiane do të mbetet një kërcënim i përhershëm”.

Përveç rregullatorit të pavarur, peticioni po ashtu i bënë i thirrje qeverisë që të nxjerrë legjislacion që do t’ua ndalonte klubeve evropiane që të përpiqeshin të dilnin nga struktura aktuale e futbollit.

Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Manchester City dhe Tottenham të gjitha u larguan nga Superliga Evropiane brenda 48 orëve dhe protestave të tifozëve.