Derby County i Wayne Rooneyt me anë të një barazimi dramatik 3-3 me Shefield Wednesday ka arritur që të siguroj mbijetësen në Championship (ligën e dytë angleze).

Edhe pse rezultati i sotëm ka mjaftuar që Derby të mbetet në ligë, një numër pyetjesh presin përgjigje në sezonin e ardhshëm

Së pari duhet të vendoset se kush do të jetë pronar i klubit në fillim të sezonës 2021-22.

Pronari aktual Mel Morris, që ka shpenzuar diku rreth 200 milionë funta që nga koha kur e ka marrë klubin në vitin 2015 është pajtuar që të shes atë tek No Limit Sports Limited, në pronësi të biznismenit spanjoll Erik Alonso, por që marrëveshja duhet të formalizohet.

Së dyti, edhe pse ekipi arriti që të mbijetoj, ata kanë dështuar që të fitojnë ndonjërën nga shtatë ndeshjet e fundit. Rooney ka deklaruar pas lojës që ekipi i tij do të ketë performancë më të mirë në sezonën tjetër dhe natyrisht që duhet nëse dëshirojnë që mos të kenë probleme të ngjashme sezonin e ardhshëm.