Tifozët e Chelseat dhe Manchester Cityt nuk duhet të udhëtojnë në Turqi për finalen e Ligës së Kampinonëve, ka thënë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duke shtuar që ky vend është në listën e kuqe të Anglisë.
Finalja është caktuar që të zhvillohet me 29 maj në Stamboll.
Ministri i Transport, Grant Shapps, ka thënë që vendet që janë në listën e kuqe të Covid-19 “nuk duhet të vizitohen përveç në raste shumë ekstreme”.
Ai ka shtuar që qeveria është e gatshme që të organizoj ndeshjen në Mbretërinë e Bashkuar.
UEFA ka shpresuar që t’u ndajë të dy klubeve së paku nga 4.000 bileta secilës skuadër në Stadiumin Olimpik Ataturk.
Schapps ka thënë që Federata e Futbollit është në biseda me UEFA-n për të ndryshuar ndeshjen, por ky është ‘vendim që i përket në tërësi UEFA-s”.
“Mbretëria e Bashkuar ka një historik të mirë në organizimin e ndeshjeve me shikues, kështu që jemi të gatshëm për këtë”, tha ai. “Kështu që ne jemi të hapur për këtë, por aktualisht vendimi i përket UEFA-s. Por duke e pasur parasysh që janë dy ekipe anlkese në finale, ne jemi duke pritur se çfarë do të thonë ata”.