Premier League është pajtuar që të vahdoj marrëveshjen aktuale me transmetuesit televiziv edhe për tri vitet të ardhshme.  

Marrëveshja e re me Sky Sports, BT Sport, Amazon Prime Video dhe BBC Sport do të vazhdoj nga 2022 deri me 2025.

Marrëveshja aktuale prej 4.7 miliardë paundesh e arritur në vitin 2018, ka pasur një rënie të vlerës prej 10%.

Qeveria ka miratuar në parim marrëveshje me një vendim përjashtues sipas ligjit mbi konkurrencën, që i mundëson ligës që të vazhdoj kontratën pa proces normal të tenderimit.   Covid-19 ka pasur një ndikim të madh në futboll dhe vazhdimi i marrëveshjes do të zvogëloj pasigurinë e klubeve futbollistike.