Trajneri i Chelsea Thomas Tuchel thotë se ai merr përgjegjësinë e plotë për humbjen e skuadrës së tij në shtëpi nga Arsenali pasi bëri shtatë ndryshime për ndeshjen.
Të kaltërtit arriten një fitore fitore mbresëlënëse në Manchester City të shtunën për t’ia vonuar festimet e titullit të kampionëve të Premier League dhe për të rritur shpresat e tyre për një vend të katërt.
Sidoqoftë, vetëm katër lojtarë nga ajo ndeshje e ruajten vendin e ture në ndeshjen me Arsenalin.
Edhe ky ishte një formacion i fortë, por një gabim nga Jorginho në pjesën e parëm lejoi Emile Smith Rowe të shënonte atë që doli të jetë goli i fitores për Arsenalin dhe, megjithëse Chelsea dominoi zotërimin dhe goditi shtyllën dy herë nuk arritën që të barazojnë rezultatin.
Chelsea mbetet i katërti me 64 pikë, por disfata do t’u japë rivalëve të tyre shpresë për t’u ngjitur në katër vendet e para. Ata janë gjashtë pikë përpara West Ham, i cili ka një lojë më pak, dhe shtatë përpara Liverpool, i cili ka dy ndeshje më pak.
“Jam pak i zemëruar që kemi pasur kaq shumë ndryshime, ky është faji im,” tha Tuchel.
Intervista e Tuchel: https://streamable.com/e/ne2yqy
“Nuk jam shumë iu lumtur me vendosjen, por nuk e kam ditur se çfarë do të ndodhë. Nuk kemi qenë ekipi që jemi zakonisht dhe normalisht që nuk mund të presësh që të fitosh ndeshje nëse nuk je 100% në lojën tënde. Nuk jam i lumtur me çfarë kam parë dhe unë e marrë përgjegjësinë time sepse unë kam vendosur për formacionin dhe performanca ishte ajo që ishte.
Goli i Arsenal: https://streamgg.com/ib/HnWDfUNGph



























