Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), më 20 maj 2021, nga ora 11:00 e organizon edhe sivjet turneun dedikuar ish-futbollistit dhe gazetarit sportiv Burim Hatipi.
Shkaku i pandemisë, sivjet ky turne do të organizohet me vetëm 4 ekipe dhe 4 ndeshje (2 gjysmëfinale, ndeshja për vend të tretë dhe finalja).

Ndeshjet do të zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.
Ekipet pjesëmarrëse do të jenë:- Gazetarët nga Kosova- Gazetarët nga Shqipëria- FC Prishtina (veteranët)- KOK & FEFS.

Nga ora 09:00 do të bëhen homazhe te varri i të ndjerit, ndërsa nga ora 11:00 do të fillojë turneu.

Në orën 15:30, organizohet tryeza e rrumbullakët me temën “Gazetaria sportive dhe sfidat gjatë Covid19”.