Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli është duke kaluar pushimet verore në jug të Spanjës.
Së fundmi, Kololli ka takuar legjendën braziliane të futbollit, Ronaldinhon në Marbella, ku së bashku kanë bërë një fotografi të cilën 29 vjeçari e ka postuar në llogarinë personale në Instagram.
“Benji” në pushime po shoqërohet edhe nga sulmuesi Andi Zeqiri, i cili zgjodhi ta përfaqësoj Zvicrën në arenën ndërkombëtare.