Ish sulmuesi i Milanit, Alessandro Matri, ka një kërkesë për hajnat të cilët u futën në shtëpinë e tij, duke vjedhur shumë gjëra personale, raporton VAR Kosova.
Matri ka shkruar në llogarinë e tij në rrjete sociale, duke kërkuar që ti rikthehet fanella me të cilin debutoi në Serie A me Milanin.
Shkrimi i plotë:
“Te dashur hajna qe sot keni hyre ne shtepine e prinderve te mi, ne mesin e shume gjerave qe ju keni vjedhur eshte nje gje qe per ju ka vlere ekonomike por per mua shpirterore: fanella e AC Milan me te cilen debutova ne Serie A. E di qe ta shkruaj ketu nuk zgjidh asgje, por nese e sheh kete mesazh dhe te vjen ideja e mrekullueshme qe ta kthesh, adresen e di.”