Hungaria e ka shkaktuar njëren prej befasive më të mëdha të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në “Puskas Arena”, Hungaria është përballur me kampionen e botës, Francën.

Ndeshja e vlefshme për grupin F u mbyll baras 1:1.

Fillimisht, në epërsi kaluan vendasit për Fiolas në minutën e 45-të të ndeshjes.

Francezët barazuan përmes Antoine Griezmannit në minutën e 66-të, por në fund nuk arritën ta fitonin ndeshjen.

Pas dy ndeshjeve, Franca është lidere me katër pikë, kurse Hungaria në vendin e tretë me një sosh.