Me rezultat të barabartë (1-1) është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së fundit grupore të ‘Euro 2020’ ndërmjet Portugalisë dhe Francës që zhvillohet në Puskas Arena.

Portieri Hugo Lloris e grushtoi Danilon dhe gjyqtari vendosi për njëmbëdhjetëmetërsh. I saktë nga pika e bardhë ishte njeriu i rekordeve, Cristiano Ronaldo (31’).

Në minutat shtesë u akordua penallti edhe për francezët, të cilën e konvertoi në gol Karim Benzema (45’+2).

Në takimin tjetër Hungaria është duke udhëhequr 1-0 ndaj Gjermanisë me një gol të Adam Salzai.