Një ndeshje pozitive, e luajtur nga Paul Pogba kundër Portugalisë. Rezultati 2-2 kualifikoi të dyja kombëtaret, me Francën si kokë grupi. Nëse në fushë, mesfushori francez u vu re për disa veprime të këndshme dhe gjithashtu asistin te penalltia e fituar nga Mbappe, jashtë vëmendjes nuk mbeti modeli i tij i flokëve me një nuancë të bardhë në flokët e zinj.

Dy ngjyra që nuk mund të mos sjellin në mendje thashethemet e merkatos në lidhje me kthimin e mundshëm të tij te Juventusi. I pyetur nëse mbrapa modelit të flokëve ka mesazhe për të ardhmen e tij, mesfushori francez tha: “A janë flokët bardhë e zi një sinjal për të ardhmen? Unë po e prisja këtë pyetje… (qesh). Tani nuk ka të ardhme, vetëm Europiani. Dhe flokët ndryshojnë shpesh”.