Futbollisti shqiptar, Odise Roshi, është larguar nga skuadra e Akhmat Groznyt.

Roshi kishte kontratë me klubin rus edhe për një vit, por me marrëveshje të dyanshme, kontrata është ndërprerë.

30-vjeçari nga Fieri kaloi pesë vite te Akhmat Grozny, ku regjistroi 88 paraqitje zyrtare, teksa shënoi 12 gola.

Odise Roshi tash është lojtar i lirë, teksa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i tij i radhës.