Notari i ekipit olimpik të Kosovës Olt Kondirolli ka zhvilluar garën e tij sot në disiplinën e 100 metra stil i lirë, në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Debutuesi 18 vjeçar është pozicionuar në vendin e 64 nga 70 garues sa ishin pjesëmarrës, kurse në grupin e tij që përbëhej nga tetë notarë zëri vendin e dytë, përcjell KosovaPress.

Për Kondirollin, pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Tokio 2020 ishte përvojë tejet e mirë. Po ashtu, nga afër notari kosovar ka pasur përkrahjen e zëvendësministres Daulina Osmani, dhe të Arbër Mehmetit nga Ambasada e Kosovës në Japoni.