Siç duket, paraqitja e mirë e mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhakës në “Euro 2020” ia ka rritur vlerën këtij të fundit.

Roma ka ofruar deri më tani 15 milionë euro, por Arsenalit tani kërkon që të përfitojë sa më shumë nga largimi i Xhakës, dhe tashmë klubi ia ka bërë të ditur Romës se ata nuk do ta negociojnë asnjë ofertë nën 20 milionë euro.

Xhaka, i cili u bashkua me “Gunners” në 2016 nga Borussia Monchengladbach për 40.5 milionë funte, ka vetëm edhe dy vite në kontratën e tij në “Emirates”.

Përveç Romës, për Xhakën interesim së fundi raportohet se ka shprehur interesim edhe Juventusi.